Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
'Paratë janë për qytetarët, jo për t’i mbajtur turshi', Rama kritikon ministrin Muratin -

‘Paratë janë për qytetarët, jo për t’i mbajtur turshi’, Rama kritikon ministrin Muratin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin.

Rama ka thënë se me ministrin Murati nuk ka bashkëpunim të mirë sikurse me ministritë tjera.

Rama ka folur edhe për fonde, duke thënë se paratë janë për qytetarët dhe jo për t’i mbajtur turshi.

“Duhet që fondet t’i kemi tash. Po them që Ministritë të ndryshme ankohen në ministrin e Financave vetë, është një ide e mbrapshtë për t’i ruajtur paratë, paratë, taksat janë për qytetarët, nuk janë për t’i mbajtur turshi.” – ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Duke ripërsëritur që me ministrin Murati nuk ka bashkëpunim të mirë, Rama ka thënë se me Ministrinë e Arsimit ka bashkëpunim mjaftë të mirë.

“Kemi bashkëpunim shumë të mirë, kemi fillluar të ndërtojmë edhe shkolla, edhe çerdhe me MAShT-in. Me gjitha Ministritë kemi bashkëpunim të mirëfilltë, përveçse me Ministrinë e Financave. Po vazhdoj të besoj që nuk është e qëllimshme, por është gabim teknik.” – ka thënë kryetari i kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *