Policia e Kosovës, njësite patrulluese nga Stacioni Policor Gjilan me datën 24.05.2023 gjatë patrullimit në qytetin e Gjilanit deri sa ishin duke kryer detyra opracinale kanë ndalur të dyshuarin S.J. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar serb). I njëjti posedonte dokumente të Kosovës.
Gjatë verifikimit i njëjti dyshohet se është i kërkuar në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga shtati i Malit të zi për veprat penale ‘‘Vrasje e rendë’’ dhe ,,Themelim i organizatës kriminale’’. I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan.
Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse.
Ndryshe IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht se i arrestuari është njëri ndër udhëheqësit e grupës Kovaci dhe është i ngarkuar për vepra të ndryshme penale si vrasje, vjedhje, tortura, armëmbajtje pa leje dhe shitje të narkotikëve.
FastKosova është njëra ndër njësitë më të suksesshme të Policisë së Kosovës dhe arrestimi i personit të shumëkërkuar është një sukses i radhës.