Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
A do të ketë rritje të pagave edhe në sektorin privat? -

A do të ketë rritje të pagave edhe në sektorin privat?

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që sektori privat të rrisë pagat e punëtorëve me subvencionim prej 50 për qind deri në 100 euro në tre muajt e parë është parë vështirë i zbatueshëm nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK).

Kjo odë, me anë të një komunikate për media, ndonëse ka përshëndetur vendimin e qeverisë, ka thënë se problemet me inkasimin e mjeteve financiare dhe sigurimi i qëndrueshmërisë financiare i bizneseve e bën të vështirë rritjen e pagave

“…Në kuadër të kësaj pako është kushtëzimi prej 50 për qind të rritjes së pagës deri në 100 euro për tre muajt e parë, ku realizimi i së njëjtës do të jetë shumë i vështirë për një pjesë të madhe të bizneseve. Kjo pasi punëdhënësit e sektorit privat e që janë shumicë, do ta kenë shumë vështirë të bëjnë ngritjen e pagave për punëtorët e tyre, për shkak se të njëjtit kanë probleme me inkasim të mjeteve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare për bizneset e tyre, në mënyrë që të njëjtat të mos familentojnë”, është thënë në komunikatën e OAK-ut.Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka potencuar mosndihmesën financiare të bizneseve në periudhën e reduktimeve me energji elektrike, sipas të cilëve, ka shkaktuar humbje të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *