Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
A ka kushte tjera për Kosovën që të bëhet anëtare e KiE? -

A ka kushte tjera për Kosovën që të bëhet anëtare e KiE?

Vendimi i Komitetit Ministror të Këshillit të Europës për t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën e Kosovës për anëtarësim u cilësua si hap i madh që i ndodhi Kosovës, pasi vendi konkludoi marrëveshje me Serbinë dhe u zotua se do t’i zbatojë marrëveshjet, përfshirë Asociacionin.

Në rast se Kosova arrin të përmbushë synimin e saj për t’u bërë anëtare e kësaj organizate me vete do të ketë edhe përgjegjësitë që vijnë krahas anëtarësimit.

Detyra e organizatës europiane të themeluar më 1949 është të mbrojë ligjin e demokracinë, lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Përvec temave të mëdha politike Kosovë-Serbi që janë kusht zyrtar, jo rrallë në debate në Kosovë është thënë se edhe çështje si Kodit Civil që nuk po miratohet nga Parlamenti i Kosovës për shkak të neneve që flasin për bashkëjetesë së personave të gjinisë së njëjte e po ashtu edhe çështja e pronësisë së Manastirit të Deçanit, mund të jenë kërkesa që Kosova duhet të plotësojë për ulëse në KiE.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Besnik Tahiri, i cili është pjesë e delegacionit të deputetëve kosovarë në Këshillin e Europës, në një përgjigje për Gazetën Express tha se në diskutimet që kanë pasë në Strasburg nuk ka asnjë kusht të vendosur për Kosovën.

Në këtë kontekst, Tahiri lavdëroi Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, për të cilat tha se janë arsyeja se pse s’ka ndonjë kushtëzim për Kosovën.

“Gjatë diskutimeve që i kemi pasë këtu, nuk ka asnjë kusht për shkak se Kushtetuta e Kosovës në një anë dhe në anën tjetër edhe ligjet që lidhen me kushtet e Kosovës, janë më të avancuarat. Pra, Kushtetuta është bë në vijë të plotë me çështjet që ndërlidhen me të drejtat e pakicave e të njeriut. Nuk ka pasë ndonjë kërkesë, njëkohësisht nuk është diskutuar kjo çështje”, siguroi Tahiri.

Tash për tash, Tahiri tha se në Strasburg shihet se nuk ka pengesa, derisa njoftoi se po marrin “urime, përgëzime e mbështetje”.

Sidoqoftë, ai thotë se pas ndërmarrjes së hapit të parë nga Komiteti i Ministrave, fokusi është zhvendosur te bindja e deputetëve të shteteve anëtare, të cilat marrin vendime politike.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, që në Strasburg gjendet bashkë me deputetë të partive të ndryshme nga Kuvendi, tha se në target kanë deputetët e shteteve mosnjohëse në mënyrë që Kosovës t’i sigurohen sa më shumë vota.

“Tani në proces është kryesisht vota në Asamble, procedura e cila ka qenë në Komitetin e Ministrave ka kaluar, tani jemi duke diskutuar me deputetët. Dje kemi pasë takime me delegacione të ndryshme, kryesisht me vende që nuk na kanë njohur. Pra, dje bashkë me deputetin [Arben] Gashi kemi pasë takime për diskutime me kryetarin e delegacionit të Qipros, kemi pasë diskutime me kryesuesin e delegacionit të Armenisë. Po flasim me vende që nuk na kanë njohur që me pasë sa më shumë vota”.

Tahiri thotë se vota e Hungarisë i zuri në befasi. Prandaj, ai thotë se do të angazhohen për të diskutuar me kolegët e tyre hungarezë për të kuptuar arsyen pse e morën një vendim të tillë derisa njeh pavarësinë e Kosovës.

“Një çështje e cila ka qenë pak a shumë befasuese për ne ka qenë çështja e votimit kundër e Hungarisë dhe ne kemi diskutuar edhe dje, por duhet diskutuar edhe njëherë arsyet pse janë kundër. Po shihet që mundet me qenë ndonjë arsye politike për shkak se vendet që nuk na kanë njohur, pra që kanë probleme, së paku kanë abstenuar. Kundër kanë qenë disa shtete që e kanë ndërlidhur kryesisht Kosovën me problemet e tyre të brendshme. Pra, diskutimi në këta gjashtë muaj edhe në sesionin e verës edhe në dy sesionet e tjera që janë këtë vit do të jenë që të diskutojnë me deputetët. Ne për shembull dje bashkë me deputetin Gashi kemi pasë takim për diskutime me kryetarin e delegacionit të Qipros, kemi pasë diskutime me kryesuesin e delegacionit të Armenisë. Po flasim me vende që nuk na kanë njohur që me pasë sa më shumë vota”.

Tahiri shprehi optimizëm për vijimin e procedurave të radhës, duke thënë se është një momentum dhe frymë e mirë duke e ditur që Federata Ruse është e përjashtuar.

KiE pritet të emërojë një raportues I cili do të nxjerrë një raport I cili mund të përcaktojë çështjen e anëtarësimin të plotë të Kosovës.

Nëse nuk paraqitet ndonjë pengesë rrugës, Asambleja Parlamentare e KiE do ta diskutojë dhe votojë në një takim të radhës në qershor ose tetor raportin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *