Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
A po nis mësimi nesër në Podujevë, ky është lajmi i fundit -

A po nis mësimi nesër në Podujevë, ky është lajmi i fundit

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme, mësuesit llapjanë vazhdojnë të i qëndrojnë besnik grevës së shpallur nga SBASHK-u.

Kështu deklaroi në një prononcim për Front Online, prijësi i SBASHK-ut në Podujevë, Fadil Halimi.

“Gjendja në shkollat e Llapit është e njëjtë. Të gjitha Shkollat Fillore, të Mesme, dhe çerdhja janë në grevë. Dje gjatë ditës ka pasur ftesa nga drejtorët e shkollave për me fillu mësimin, janë thirr me telefona, janë ftu përmes rrjeteve sociale, në viber nëpër grupet e tyre, i kanë mbajtë mbledhjet në mënyrë fizike, por mësimdhënësit janë deklaruar që grevën nuk e mbyllin derisa të arrihet një marrëveshje”, tha Halimi për Front Online.

Ka edhe prej atyre që kanë shpreh vullnetin që individualisht t’i mbajnë orët, e që na tregoi Halimi cilët janë ata.

“Janë disa raste duke nisë prej shkollës “Enver Maloku”, ku kryetari i shoqatës më njoftoi pak më herët që janë katër mësuesë që janë deklaru për me mbajt mësimin, pastaj kemi në disa shkolla nga 2 e 3 që janë deklaru me mbajt mësim, këtu është fjala për katër mësuesë që punojnë me klasët e para, pastaj kemi në Batllavë, në Lluzhanë nga dy mësimdhënës që janë deklaru dhe janë duke punu, edhe një në Naim Frashër”, njoftoi Halimi për Front Online.

Ai thotë se kërkesa nga prindërit për me fillu mësimi nuk po kanë.

“Nuk po shoh që po ka kërkesa ose presione prej prindërve, pas ftesës së sotme të drejtorëve, shumë pak nxënës iu kanë përgjigj për me shku në shkollë, tashmë edhe prindërit janë lodhë prej ftesave të drejtorëve, sepse tani edhe nuk po besojnë që mundet me fillu mësimi, është hera e tretë që po i bëhen ftesa për me fillu mësimi nga ana e drejtorëve”, u shpreh Halimi.

Greva e mësimdhënësve ka lënë afro 300.000 nxënës jashtë bankave shkollore.

Mësimdhënësit e të gjitha institucioneve publike në Kosovë janë në grevë, me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *