Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Abetarja Unike” Shqipëri-Kosovë, Rama: Detyra jonë për të mbrojtur gjuhën shqipe, që kërcënohet nga rreziqe të mëdha -

“Abetarja Unike” Shqipëri-Kosovë, Rama: Detyra jonë për të mbrojtur gjuhën shqipe, që kërcënohet nga rreziqe të mëdha

Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë prezantimit të “Abetares Unike” e cila do të përdoret për herë të parë në shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës, tha se ky është një rast i mirë për të mbrojtur gjuhën shqipe.

Ai tha se sot është detyrë e Shqipërisë por dhe e vendeve shqipfolëse që të mbrojnë gjuhën amtare e cila sot më shumë se kurrë kërcënohet nga globalizmi, rrjete sociale, por edhe lënia pas dore e librit.

“Dua ta them që në fillim që është moment shumë i veçantë. Kjo Abetare e unifikuar një punë e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ishte një sfidë2 me kohën, pasi hapi vendimtar për tu nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë. Puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura enkas nga autorët që konkurruan në një proces krejt gjithëpërfshirës nga komisioni përzgjedhjes, shtëpitë botuese, ishte tejet voluminoze. Por ja ku jemi sot pikërisht në vigjilje të vitit të ri shkollor me një Abetare të Unifikuar, e cila është libër i njëjtë për nxënësit që hyjnë në dyert e shkollës për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë, një lajm shumë mi mirë është se edhe miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan këtë ide pak më vonë, sepse ideja fillimisht ishte produkt i mbledhjes së dy qeverive, dhe sot e kanë marrë vendimin për ta futur Abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë fëmijët e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Sot përveçse në Shqipëri gjuha shqipe flitet në Kosovë, Maqedoninë  e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe përtej këtij perimetri ku jetojnë shqiptarët, jo vetëm në Europë por deri në Australi. Për ne është një barrë e posaçme që këtë gjuhë ta mbrojmë nga kërcënimet e mëdha që sot janë përherë e më të pranishme si rezultat i globalizimit, i rrjeteve sociale, i komunikimeve elektronike, si rezultat i një përhumbjeje të përgjithshëm të interesit ndaj librit, dhe si rezultat i goditjeve të njëpasnjëshme që gjuha i merr në një botë konsumi, ku pak i kushtohet vëmendje korrektimit, apo botimit të fjalëve dhe fjalive në gjuhën tonë, të cilat i jepen në konsum të përditshëm publikut. Sigurisht që kjo është një barrë e rëndë, por është një barrë e detyruar për tu mbajtur, në radhë të parë qeveritë, ku barrën kryesore e ka qeveria e Shqipërisë. Pavarësisht përpjekjeve të bëra ka ende shumë vështirësi për të ballafaquar, ka dhe shumë punë dhe nevojë për të pasur idetë e duhura se si mund të përballet gjithë kjo furi injorance dhe shpërdorimi ekstrem i gjuhës si rezultat i konsumit të saj si kurrë më parë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *