Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve ka folur rreth gjendjes ekonomike të Kosovës.
Shahini në një intervistë për GazetaBlic tregon se, viti i kaluar është përmbyllur me një rënie ekonomike nga 10.7% në 3.5 dhe kjo lidhet edhe me rritjen e varfërisë në Kosovë, ku banka botërore tregon se rreth 20% e qytetarëve në Republikën e Kosovës jetojnë me më pak se dy euro në ditë dhe kjo është shqetësuse
“Nëse flasim me statistika nga viti në vit, në vitin e kaluar ka qenë gjendja më e rëndë. Viti i kaluar është përmbyllur me një rënie ekonomike nga 10.7% në 3.5 dhe kjo lidhet edhe me rritjen e varfërisë në Kosovë, ku banka botërore tregon se rreth 20% e qytetarëve në Republikën e Kosovës jetojnë me më pak se dy euro në ditë dhe kjo është shqetësuse”, tha ai.
Sipas Shahini, ekonimia e Kosovës është e varur përfundimisht nga importi.
“Ende Kosova e ka pagën minimale më të ulët në Evropë dhe ende standardi minimal i qytetarëve të Kosovës është në limit të një standardi të përkeqësuar, kjo neve na bën që të kemi një ekonomi të varur nga importi”, tha ai.“Kosova aktualisht për kapituj e ka zhvillimin më të ulët në Evropë. Kjo është rreth 5 mijë e 200 dollarë për kokë banori ose në krahasim me Serbinë që ka 9 mijë e 200 dollarë për kokë të banorit”, shtoi ai për GazetaBlic.