Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sontme rreth orës 21:40 në fshatin Dobrushë të Istogut.
Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor. Ka shumë të lënduar, për momentin nuk mund ta them numrin e saktë”, tha Gashi.
Ai theksoi se policia janë në vendin e ngjarjes.
Gashi shtoi se lidhur me rastin do të ofrojë me kohë edhe informacione shtesë.