Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësore.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konifrmuar se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të vozitësit të veturës dhe hetimit e rastit”, tha ajo për Insajderin.