U raportua pak më parë për një aksident trafiku në Veternik të Prishtinës, ku janë përfshirë tri vetura dhe një autobus. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia dhe ka dhënë detaje
Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës Agron Borovci, tha për Gazetën Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:15 dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se tri vetura dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime”, tha Borovci.