Xhevdet Pozhari, analisti që njihet si përkahës i kryetarit yë VV-së ka kritikuar deputetët e partisë së tij.
Ai përmes një postimi i ka quajtur “mumje” këta të fundit.
Postimi i plotë:
“Thembra e Akilit” e Albin Kurtit janë deputetët e Vetëvendosjes. Dikur me 10-12 deputetë e çojshin në kambë Kosovën, tash pjesa dërrmuese e tyre janë palu si pula të nukta.
Definitivisht disa janë praktikanta që vendin e parë të punës e kanë si deputet.
E, disa kur po e qelin gojën, ma të mençur po duken kur po heshtin.
Po më dhimbsen qato taksa që i paguaj e ju i merrni si rrogë dhe mëditje.
Deputetë mumje.