Analisti pro Kurtit i quan “mumje” deputetët e VV-së: Po më dhimbsen taksat që po paguaj e ju i merrni si rrogë dhe mëditje

Xhevdet Pozhari, analisti që njihet si përkahës i kryetarit yë VV-së ka kritikuar deputetët e partisë së tij.

Ai përmes një postimi i ka quajtur “mumje” këta të fundit.

Postimi i plotë:

“Thembra e Akilit” e Albin Kurtit janë deputetët e Vetëvendosjes. Dikur me 10-12 deputetë e çojshin në kambë Kosovën, tash pjesa dërrmuese e tyre janë palu si pula të nukta.

Definitivisht disa janë praktikanta që vendin e parë të punës e kanë si deputet.
E, disa kur po e qelin gojën, ma të mençur po duken kur po heshtin.

Po më dhimbsen qato taksa që i paguaj e ju i merrni si rrogë dhe mëditje.

Deputetë mumje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *