Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Arrestohet dy javë pasi u lirua i dyshuari që ia çau kokën fëmijës 9-vjeçar në Suharekë -

Arrestohet dy javë pasi u lirua i dyshuari që ia çau kokën fëmijës 9-vjeçar në Suharekë

Ngjarja e rëndë që ndodhi muajin e kaluar në familjen Shehu në Suharekë, pasi djali 9-vjeçar dyshohet se u godit qëllimisht nga një automekanik, i rëndoi ata edhe më shumë me lirimin e të dyshuarit. Skender Bugari, 26-vjeçari i arrestuar për këtë rast ishte liruar me vendim të Prokurorit të Shtetit. Por, pas disa javësh ai është arrestuar sërish.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari është intervistuar sot përsëri nga hetuesit policorë, me ç’rast Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Në lidhje me rastin ka dhënë deklaratë edhe fëmija, në prani të prindit të tij, ku ka rrëfyer ngjarjen.

Kujtojmë se veprimet e Prokurorisë kanë ardhur pas raportimit të Sinjalit, për lirimin e të dyshuarit që ia çau kokën fëmijës.

Ky rast ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen Shehu. Babai i fëmijës, në një rrëfim të dhimbshëm për Sinjalin ditën kritike ka treguar se djali i tij ka pësuar frakturë në kafkë, si pasojë e goditjes me çelës të punës nga automekaniku Bugari.

“Qëllimisht ka ndodhë, unë 99.9 për qind jam i sigurt që qëllimisht i ka ra, se fëmijës nuk i mëshohet e me ia qitë trutë jashtë. Ai trunin jashtë ia ka qitë. Qetash djali i ka mbush 9-vjeç, ai i ka 26-vjeç. Ai është drogirash, ai i ka ra me mbytë krejtë. Ai ia ka hek copë. Ne kurrë nuk kemi pasë probleme me të, por vetëm pse është ashkali i ka ra. Pse nuk i ka ra fmijes të vet ose fmijes të shqiptarit, po i ka ra fëmijës tem 9-vjeç”, tha babai i të miturit për Sinjalin më 25 shtator.

Ai tutje kishte treguar se ka biseduar me të dyshuarin përmes telefonit, i cili i ka thënë se ia ka goditur djalin nga pakujdesia, gjë që Shehu nuk e beson.

Lexo edhe:  Përdhunimi i 11 vjeçares e sulmi seksual ndaj 6 vjeçares – Dy rastet e fundit që tronditën vendin brenda një muaji

“Më ka thirrë mbramë në telefon më ka thanë që unë t’i kom ra djalit, po pahiri. I thashë pse s’i ke ra shuplakë, po i ke ra ia ke qitë trunin jashtë. Edhe ia ka hup vetëdijen, e ka rrëzu, pa vetëdije u kanë djali. E kanë marrë Policia e kanë kapë e kanë çu në Emergjencë në Suharekë. Suhareka e ka çu në Prizren, Prizreni e ka çu në Prishtinë. Ka mujtë me ia dhanë nji shuplakë nëse e ka sha”, tha Shehu.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *