Një qytetar ka hapur një peticion kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, por këtë nuk e kanë nënshkruar as 50 qytetarë, ata deklarohen pa vullnet edhe në kërkesat për peticion dhe protesta.
Vendimin e morën. 15% më shtrenjtë do të paguajnë qytetarët e Kosovës energjinë elektrike.
Por kjo duket se po i pengon vetëm një numri të vogël qytetarësh.
Kjo pasi që një peticion që e ka nisur Fatmir Kabashi, nuk arriti as 50 nënshkrime.
Duket se pjesa më e madhe e qytetarëve, po e shohin të arsyeshëm këtë vendim për shtrenjtimin e rrymës.
Edhe ata që e kundërshtojnë atë e bëjnë në mënyrë ironike.
Megjithatë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, po kërkojnë mobilizim nga ta, duke përmendur edhe protesta.
“Realisht, ne, edhe përmes reagimeve publike kemi bo thirrje që qytetarët të organizohen përmes protestave”, ka thënë Valentina Demolli nga KMLDN, për T7.
Kurse profesori universitar Bashkim Mustafa, tregon nëse xhepi i qytetarëve mund të përballoj këtë rritje.
“Vendimi i bordit të ZRrE-së nuk ështëi qëndrueshëm me arsyet që i ka japur për rritjen e energjisë elektrike… çmimi i energjisë elektrike në tregun ndërkombëtarë ka rënë dukshëm, në krahasim me vitet e kaluara”, thotë ai.
E a mund të evitohej ky shtrenjtim?
Kryesuesi i ZRRE-së kishte thënë se ky vendim është një rritje minimale për të siguruar energji elektrike të vazhdueshme për këtë vit dhe 3 muajt e parë të vitit të ardhshëm.