Kryetari i Sindikatës së pavarur të sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se qeveria nuk e mbajti fjalën për rritjen e pagës minimale.
Azemi tha se nuk u mbajt premtimi për rritje në 250 euro, ndërsa përmendi deklaratën e Kurtit para ardhjes në pushtet se nuk do të ketë pagë nën 350 euro.
“Ka thënë se nuk do të ketë pagë ndër 350 euro, sepse edhe me këtë pagë nuk do të mbijetohet. E keqja është kjo se njerëzit nuk po i mbajnë premtimet, por edhe më keq se nuk po ja lejnë shej hiq”, tha ai në T7.
Sipas tij, punëtori që pastron zyrën e Kryeministrit Kurti paguhet vetëm 130 euro.
“Madje cka është më e keqja. Zyra e kryeministrit pastrohet nga një punëtor që paguhet 130 euro”, shtoi ai.