Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Babai shqiptar dyshohet se ka rrahur brutalisht foshnjën 4-muajshe, arrestohet -

Babai shqiptar dyshohet se ka rrahur brutalisht foshnjën 4-muajshe, arrestohet

Një foshnjë katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar dhe në gjendje shumë të rëndë në spitalin e fëmijëve në Greqi.

Sipas mediave, gjithçka nisi pasditen e së shtunës kur prindërit e tij e morën nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë, në spitalin e Kyparissias pasi fëmija kishte konvulsione.

Mjekët që e kanë ekzaminuar kanë konsideruar se ai duhet të dërgohet në spitalin e Kalamatës, siç është bërë mbrëmjen e së shtunës. Kur foshnja mbërriti në Kalamatë dhe u kontrollua nga mjekët, u pa e nevojshme intubimi i tij dhe transferimi në spitalin e Athinës.

Në të njëjtën kohë, mjekët kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija vuante nga sindroma e lëkundjeve dhe kishte të nxira në trup. Babai 20-vjeçar i fëmijës, shtetas shqiptar, ka udhëtuar me foshnjën drejt Athinës, por pak më pas është arrestuar nga autoritetet.

Ai ndodhet aktualisht në policinë e Mesinisë, pasi ndaj tij është ngritur një çështje për dhunë në familje dhe nesër paradite pritet të dalë në prokurorinë e Qiparisisë. /abcnews.al

/FrontLajm/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *