Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Banka kosovare mashtohet sërish, 30-vjeçari kap 7 mijë euro kredi me dokumente të falsifikuara -

Banka kosovare mashtohet sërish, 30-vjeçari kap 7 mijë euro kredi me dokumente të falsifikuara

Paraqitja e rreme e fakteve, duke i fshehur apo në çfarëdo forme tjetër mashtruese, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, përbën vepër penale. Raste të tilla janë mjaft të shpeshta në vendin tonë dhe në shumicën prej tyre bëhet fjalë për shuma të majme parash. Pre e një mashtrimi të tillë ka rënë edhe një zyrtar i “TEB”-it, rast ky për të cilin Sinjali raportoi javën e kaluar. Por kjo nuk është hera e vetme, që ai dyshohet se është mashtruar.

Gazeta Sinjali ka mësuar se tashmë është zbuluar një tjetër rast dhe forma e mashtrimit dyshohet se është e njëjtë dhe lidhet me kredi.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari D.M., ka arritur të marrë një kredi prej 7 mijë eurosh, në degën e TEB-it në Fushë Kosovë, duke dorëzuar dokumente të falsifikuara me rastin e aplikimit në bankë.

Sinjali mëson se i dyshuari ka paraqitur një vërtetim të rremë se është i punësuar dhe një dokument të xhirollogarisë, duke mashtruar kështu bankën dhe si rezultat ka futur në xhep paratë, që i kërkoi si kredi.

Sinjali mëson se pas raportimit të rastit, hetuesit policorë kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast kanë arritur që të sigurojnë prezencën e personit të dyshuar, i cili ka përfunduar sot në Polici.

I njëjti është intervistuar në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij dhe më pas, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *