Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Bie ashensori në një banesë në Prishtinë: 8 persona bëhen për spital, 2 fëmijë e një grua shtatzënë -

Bie ashensori në një banesë në Prishtinë: 8 persona bëhen për spital, 2 fëmijë e një grua shtatzënë

Incidentet që ndodhin në ndërtesa kolektive si pasojë e ashensorëve nuk janë të rralla. Shpesh qytetarët janë bllokuar, qoftë për shkak mungesës së energjisë apo edhe defekteve të tjera.

Një rast i tillë ka ndodhur sonte në Emshir, në një banesë ku ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum dhe për pasojë janë lënduar tetë persona,.

Për shkaqe ende të panjohura, ashensori ka rënë dhe për pasojë banorët kanë marrë lëndime për çka janë dërguar në Emergjencë për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Një sinjalizues ka adresuar ankesën e tij te Gazeta Sinjali duke treguar se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:05 ndërsa në ashensor gjendeshin tetë persona, dy prej tyre fëmijë ndërsa ishte edhe një grua shtatzënë.

“Gruaja shtatzënë edhe dy fëmijët kanë pësuar traumë të madhe”, u shpreh ky sinjalizues.

Ndërsa shton se në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.

Ai u shpreh se kanë probleme të shpeshta me këtë lift i cili sipas sinjalizuesit, nuk i kishte as 24 orë që është lëshuar në funksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *