Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Biznesmeni kosovar jep lajmin e mirë rreth çmimeve të artikujve ushqimor -

Biznesmeni kosovar jep lajmin e mirë rreth çmimeve të artikujve ushqimor

Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj ka njoftuar se shumë shpejtë pritet të ketë lirim të çmimeve të artikujve ushqimor.

Ai madje ua ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos blejnë gjëra të panevojshme sepse shumë shpejt do të bien çmimet.

“Lajmi më i mirë këtë javë është se çmimi i transportit ndërkombëtarë ka pësuar rënie diku mbi 30%. Pritet që muajt në vijim të stabilizohet transporti detar me kontejner dhe të ketë rënie edhe më të madhe derisa të kthehet në normale”, ka thënë biznësmeni Piraj.

Nga kjo, ai thotë se presim që edhe çmimet e artikujve ushqimor po edhe artikujve të tjerë të lirohen dukshëm.

“Kështu që konsumatorët nuk duhet të blejnë gjërat e panevojshme tani po të presin se shumë shpejt do t’i kenë më lirë dhe më të mira. Zoti ju bekoftë”, ka njoftuar Piraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *