Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Çështja e tërheqjes së Trustit, ky është komenti i fundit nga Bekim Haxhiu -

Çështja e tërheqjes së Trustit, ky është komenti i fundit nga Bekim Haxhiu

Kërkesa për tërheqjen e një pjesë të mjeteve nga Trusti është kthyer sërish për diskutim në opinionin publik, pasi këtë javë ka nisur sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës.

Deputeti më i zëshëm në këtë temë, Bekim Haxhiu ka thënë se më mirë është që qytetarëve t’iu mundësohet tërheqja deri në 30% të kursimeve të tyre në Trust, se sa paratë e tyre në Trust të humbin në tregjet ndërkombëtare.

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka thënë se pret mbështetje për kërkesën e qytetarëve në këtë thellim enorm të krizës.

“Trusti ka humb 161. 6 milionë € të kursimeve pensionale për 7 muaj, përgjatë periudhës janar-korrik 2022. Ata që votuan kundër Projektligjit për Trustin duhet të përgjigjen para qytetarëve dhe ta përmirësojnë gabimin tani kur Projektligji për Trustin po rikthehet në Kuvend me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Duke folur për procedurat, deputeti i PDK-së, ka thënë se fillimisht duhet Kryesia e Kuvendit me dërgu Projektligjin për Trustin për mendim në qeveri dhe pastaj të kthehet në Kuvend për miratim.

Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit ka caktuar për nesër seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor në Kuvendin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *