Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Çmimi për një shezllon në Ksamil deri në 500 euro -

Çmimi për një shezllon në Ksamil deri në 500 euro

Çmimet e shezllonëve në Ksamil, si zona më e kërkuar, po lëvizin nga 30 mijë lekë deri në 500 euro për shezllon.

Kështu ka bërë të ditur operatori turistik në Shqipëri, Arben Çipa, i cili tha se sezoni i sivjetshëm është shumë i suksesshëm dhe i larmishëm me turistë nga e gjithë bota.

“Mendoj se duhet të ndryshojë ky realitet, duhet parë kuadri ligjor që plazhet publike të jenë të tilla dhe të mos jenë të uzurpuara pasi do vijë pushuesit për detin dhe do përfundojnë në pishina. Janë zgjedhje të nevojshme për të mbijetuar sa më gjatë një destinacion turistik”.

“Çmimet në Ksamil, si zona më e kërkuar për shkak të mbingarkesës, ka sjellë si rezultat rritjen e çmimeve, por ky nuk do të ndihmojë në përshtypjet që do të përcillen nga turistët më vonë”, tha Çipa, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se risi është mosha e re e turistëve dhe shtimi i turistëve nga Evropa Perëndimore, që ka sjellë një ndryshim në ngjyrat që i kanë dhënë turizmit në jug.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *