Dalin pamjet, momenti kur ministri Murati bëhet krejt me miell nga PSD-ja

Aktivistë të Partisë Socialdemokratë (PSD), sot kanë zhvilluar një aksion duke e gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Aksioni është zhvilluar pak minuta më parë, derisa ministri Murati ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania.

Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së zhvilluan aksionin kundër ministrit, Hekuran Murati, duke e gjuajtur me miell.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është publikuar një video nga momenti i aksionit të PSD-së drejtuar shefit të kuletës kosovare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *