Demantohet drejtori i Arsimit në Podujevë, kryesindikalisti thotë se greva vazhdon

Dejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, njoftoi se nesër do të fillojë procesi mëësimor në këtë komunë. Por, kryesindikalisti i arsimit në Podujevë, Fadil Halimi e demanton Fetahun.

Halimi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook njoftoi se në Podujevë greva vazhdon. Duke shtuar se nëse ka ndonjë vendim të dytë do të njoftohen me kohë.

Reagimi i plotë:

Njoftim:

Ne Podujeve greva vazhdon. Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i parapar në udhëzuesin e grevës. 9:00 deri në 12:00 për të dy ndërrimet.

Për çdo risi, do të informoheni me kohë. Fadil Halimi, kryetar i Sindikatës së arsimit në Podujevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *