Digjet banesa e këngëtarëve Naim Abazi e Mihrije Braha

Banesa e këngetarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express këngëtari Naim Abazi, duke konfirmuar se njerëzit kanë shpëtuar.

“Po është djegë po kemi kemi shpëtu mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi për Express.

I pyetur se cili ka mundur të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj “si duket rryma”.

Ai tha se në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës, ndërsa në momentet kritike tha se në banesë ka qenë djali i tyre së bashku me partneren.

Këngëtari nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *