Një veturë është përfshirë nga zjarri dje në rrugën ‘Lutfi Musiqi’ në qytetin e Vushtrrisë.
Mesohet se kanë nisur hetimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur rasti, për shkak se nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin dhe të evitojnë përhapjen e flakëve duke i fikur ato.
Pronari i veturës ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë, ku ka deklaruar se vlera e dëmit kap vlerën e rreth 3 mijë eurove.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.