Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijet e tyre dhunë psikike e fizike.
Një rast i tillë i rënde është raportuar të ketë ndodhur fshatin Muçibabë, të komunës së Gjilanit, ku një grua e ka denoncuar djalin e saj për dhunë në familje dhe kanosje.
Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme. Gruaja e cila është në hall me të birin ka vendosur ta raportojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer dhunën fizike dhe kërcënimin për vdekje nga i biri 19 vjeçar.
Sinjali mëson se nga deklarata e nënës është kuptuar se djali po i shkakton probleme qe një kohë, por një situatë e tillë si kjo e fundit nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
Si rezultat i këtij denoncimi, Policia është vënë në veprim, ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.
Ndaj tij me urdhër të Prokurorit të Shtetit është nxjerrë aktvendim për ndalim dhe është iniciuar rasti si “Dhunë në familje’.