Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Djali vret nënën, e raportoi si vdekje natyrale -

Djali vret nënën, e raportoi si vdekje natyrale

Ndriçim Sokoli, 35 vjeç nga fshati Vilë Bashtovë i Rrogozhinës në Tiranë është autori i vrasjes së nënës së tij të moshuar. Siç bën me dije policia përmes një njoftimi zyrtar, vdekja e 75 vjeçares u raportua ditën e djeshme si vdekje natyrale.

Por pas hetimeve dhe ekspertizës mjeko-ligjore, rezultoi se ajo ishte abuzuar fizikisht nga i biri duke marrë dëmtime që i kushtuan jetën. Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:

U raportua fillimisht si vdekje natyrale, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçares. Vrau nënën e tij, nëpërmjet dhunës fizike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. 35-vjeçari vuante nga sëmundje mendore. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale. Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *