“Do të ndiheni të frikësuar …”, Horoskopi javor, 5-11 shtator 2022

Dashi

Gjatë kësaj jave do jeni të bindur për rrugën që duhet të ndiqni dhe nuk do ndiheni më në ankth si më patë. Ju të dashuruarit duhet të përkujdeseni më tepër për partnerin tuaj dhe nuk duhet ta lini atë pas dore. Përgatisni surpriza për të dhe mos reshtni se ja shprehuri ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do keni plot takime premtuese, por nuk do ndiheni ende gati të hidhni hapa. Shfrytëzojeni këtë periudhe për t’u njohur më mirë e më pas hidhni hapa. Sektori i financave do ketë përmirësime të jashtëzakonshme. Shpesh nuk do ju besohet se po ju ndodhin juve këto. Shëndeti do fillojë të përmirësohet pas të martës. Nuk do keni më asnjë lloj shqetësimi. Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës rutina.

Demi

Në shumë momente do jeni të turbulluar gjatë kësaj jave dhe mund të bëni edhe gabime Nëse jeni në një lidhje jeta juaj në çift ka rrezik të jetë mjaft e trazuar. Do jeni më xhelozë nga sa duhet dhe do debatoni për gjënë më të vogël me partnerin. Ju beqarët do preferoni aventurat më shumë sesa një lidhje serioze. Mundësitë për to do jenë të mëdha dhe në çdo moment të ditës. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe gjendja financiare nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Ndryshoni sa më parë strategji. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do ketë probleme. Gjithsesi shmangni kafenë, çajin, alkoolin, duhanin dhe salcat pikante për t’u ndier edhe më në formë. Në punë vështirësitë do jenë goxha të mëdha. Vetëm duke bashkëpunuar me kolegët do arrini atje ku doni.

Binjakët

Energjia nuk do ju mungojë asnjë çast gjatë kësaj dite kështu që duhet të përfitoni për të hedhur hapat më të nevojshme. Nëse jeni në një lidhje, ndikimi i Mërkurit do jetë goxha pozitiv. Secili prej jush do i shprehë lirisht mendimin e tij dhe toleranca do mbizotërojë në çdo moment. Ditët më të bukura do jenë e enjtja dhe e shtuna. Ju beqarët do keni shumë kërkesa dhe nuk do kënaqeni me personat që do takoni. Në planin financiar do jeni më të kthjellët se më parë dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Do e dini mirë çfarë do bëni. Shëndeti mund të ketë probleme vetëm nëse nuk kujdeseni për ato që do hani. Sporti gjithashtu do jetë i rëndësishëm për t’iu mbajtur në formë. Në punë merrini gjërat me qetësi dhe nuk keni për të pasur probleme.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave do jeni edhe më të logjikshëm dhe do e ktheni situatën në favorin tuaj. Për ju që keni një lidhje do jetë një periudhë e begatë. Do merrni vesh më së miri me partnerin dhe do jeni gati të bëni së bashku çdo lloj çmendurie. Ju beqarët ka mundësi të bini në dashuri me një person që më parë e keni tallur dhe e keni ofenduar. Në planin financiar do jetë një periudhë e favorshme dhe gjendja do konsolidohet tej mase. Do e hidhni çdo hap me shumë maturi. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe në përgjithësi vetëm se nëse keni një punë krahu që mund të keni dëmtime nëpër duar. Në punë do keni ndryshime të menjëhershme dhe do afroheni pranë objektivave kryesore.

Luani

Në punë do iu jepni një tjetër pamje jetës tuaj dhe buzëqeshja do mbizotërojë. Për ju të dashuruarit perspektivat do jenë goxha të mira. Do ja kaloni për bukuri me partnerin dhe do i lini pas krahëve të gjitha pengesat që keni hasur në të shkuarën. Ju beqarët do keni një periudhë të mbushur me takime impresionuese dhe do jetë në dorën tuaj përzgjedhja e personit të duhur. Financat do jenë prioritare në çdo moment. Do e frenoni veten kur të kryeni shpenzime dhe buxheti nuk do jetë i keq. Shëndeti do jetë më i qëndrueshëm se një javë me parë. Do kujdeseni më tepër për veten. Edhe gjendja psikologjike do jetë e shkëlqyer. Në punë do keni ndryshime të mëdha sidomos nëse keni qenë të papunë deri më sot. Shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do iu jepen.

Virgjëresha

Hëna do ju detyrojë këtë javë të qëndroni statikë dhe t’i bëni gjërat si zakonisht. Në bazë të sjelljes do vijnë edhe rezultatet. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të kaloni ditë rutinë. Shpesh herë kjo do ju duket mbytëse, por kujdes mos bini pre e ndonjë provokimi nga dikush. Disa do mundohen vetëm t’iu lëndojnë. Ju beqarët do keni një javë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet të prisni ende disa kohë për të bërë ndryshime. Financat ka mundësi të mos i menaxhoni si duhet dhe në fundjavë do ju dalin vështirësi. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë mund të ketë disa shqetësime të vogla. Kujdesuni pak më tepër për të. Në punë do ju duhet më shumë durim, këmbëngulje dhe largpamësi për të arritur majat.

Peshorja

Gjatë kësaj jave do ja kaloni përgjithësisht mirë, por do keni edhe ditë delikate. Nëse keni një lidhje, Saturni rrezikon t’iu hapë një plagë të vjetër dhe ajo mund t’iu dhembë. Nëse jeni beqar ka shumë mundësi që një miqësi e nisur para disa kohësh të kthehet në një lidhje dashurore. Mendohuni mirë nëse kjo është ajo që dëshironi apo jo. Jupiteri do ua shtojë të ardhurat dhe meqë keni disa dhurata për të bërë mund të shpenzoni edhe pak më shumë. Me Marsin që do ndikojë fuqishëm tek shëndeti juaj, një gjë është e sigurt. Do keni energji me shumicë, mjafton të dini ta kanalizoni. Sipas Dritare.net, në punë nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktoje, pozitive apo negative qofshin ato.

Akrepi

Gjatë kësaj jave do jetoni në një atmosferë shumë të këndshme dhe do ndiheni më të sigurt në vetvete. Emocionet që do përjetoni do jenë të mëdha. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e mbushur me çaste të lumtura. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do keni plot takime interesante të cilat do i shfrytëzoni në maksimum. Shumë gjëra do ndryshojnë që ditën e mërkurë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe vetëm që ta ndryshoni situatën në të cilën ndodheni. Për shëndet më të mirë, merruni me aktivitet fizik dhe ushqehuni në mënyrën më të mirë të mundshme. Në punë do keni vështirësi për t’i konkretizuar të gjitha planet, por me pak sakrifica do mund t’ia dilni mbanë. Pranojeni edhe mbështetjen e kolegeve.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite mund t’iu vihen edhe disa kushte për të arritur atje ku doni, kështu që mendohuni para se të jepni përgjigje. Nëse keni një lidhje, tregohuni më tolerantë me atë që keni në krah dhe do keni rezultatet që keni ëndërruar. Nëse tregoheni shumë kërkues dhe kategorikë me ato që do thoni partneri do lodhet shpejt. Nëse jeni ende beqarë dhe po kërkoni dikë, do keni plotësim të dëshirave. Në planin financiar do mbështeteni mjaft nga yjet. Bëni ato shpenzime që keni menduar sepse gjendja do jetë e mirë. Shëndeti nuk do jetë i keq. Përveç një nervoziteti të sjellë nga Urani, në përgjithësi do jeni në formë të shkëlqyer. Venusi do iu mbrojë edhe nga sëmundjet që po qarkullojnë. Puna do ecë goxha më mirë.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do ecni me kujdes. Nëse jeni një lidhje do filloni të vini rregull në jetën tuaj sentimentale. Mos bëni asgjë pa marrë edhe mendimin e partnerit sepse ai mund të mërzitet. Ju beqarët do tërhiqeni shumë nga dikush, por do hezitoni që ta shprehin atë që mendoni. Merrni kurajën, nëse nuk doni të ngeleni vetëm. Në fushën e financave do ndërmerrni disa rreziqe, por në fund rezultati do jetë i shkëlqyer. Jupiteri dhe Plutoni do jenë planetët që do iu mbrojnë shëndetin. Asnjë problem nuk do keni gjatë kësaj periudhe. Në jetën profesionale do mundoheni shumë për të arritur objektivat tuaja dhe më në fund do ia dilni.

Ujori

Sado të mundohen t’ua prishin ekuilibrin gjatë kësaj dite askush nuk do ja dalë dot. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë gjithë kohën e mbrojtur nga planetët. Kujdes nga fundi i javës sepse mund të lindin disa mosmarrëveshje të vogla. Nëse jeni beqarë dhe keni pritur me padurim të përjetoni dashurinë e vërtetë do keni mundësi ta realizoni dëshirën. Në planin material duhet të prisni edhe disa javë për të rregulluar problemet. Shëndeti nuk do jetë i keq. Do keni një ekuilibër të mirë fizik dhe moral. Me motivimin dhe energjinë që do iu japë Marsi në punë do arrini majat. Përgjegjësitë që do iu jepen do jenë të mëdha dhe me shumë peshë.

Peshqit

Gjatë kësaj jave do ketë zhvillime shumë të rëndësishme në jetën tuaj dhe mund të ndiheni herë pas here në presion të madh. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do jetë e privilegjuar. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Mund të merrni edhe vendime të mëdha. Ju beqarët do jeni mjaft entuziastë sepse më në fund do arrini ta bëni për vete personin për të cilin keni ëndërruar gjithë këto kohë. Në planin financiar do iu jepet mundësia ta përmirësoni mjaft situatën. Përfitoni nga kjo për të hequr edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, përveç ndonjë dhimbje koke apo shpine që mund të ndieni për pak momente. Në punë do ndryshoni tërësisht profil, por do keni më tepër arritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *