Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
"Do të votojë për rrëzimin e Qeverisë bashkë me disa kolegë" - thotë deputeti i Vetëvendosjes -

“Do të votojë për rrëzimin e Qeverisë bashkë me disa kolegë” – thotë deputeti i Vetëvendosjes

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli në një prononcim ekskluziv për Gazetën NewBorn, ka thënë se do të votonte pro rrëzimit të Qeverisë Kurti ll, nëse një mocion i tillë sillet në Kuvendin e Kosovës.

Humolli poashtu ka thënë se përveç tij, janë edhe disa kolegë të tij nga Grupi Parlamentar i VV-së që do të votonin pro rrëzimit të Qeverisë Kurti ll, por pa përmendur emra.

“Le të sjellët në Kuvendin e Kosovës mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Unë do të votoj pro”, tha Humolli për Gazetën NewBorn.

I pyetur se a ka edhe kolegë të tjerë nga VV që do të kishin votën pro këtij mocioni, Humolli tha se po.

“Unë dhe një numër i deputetëtve të Grupit Parlamentar të VV-së do ta votonim mocionin”, u përgjigj Humolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *