E DHIMBSHME: Ky është 18 vjeçari që vdiq pas sulmit në zemër në Podujevë

Pak më parë u raportua për një rast të dhimbshëm që ka ndodhur në Podujevë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një sulmi në zemër.

Mësohet se i riu është 18-vjeçari, Amin Lushaku.

I ndjeri fillimisht ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe më pas është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ka ndërruar jetë.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar dhe familjarët përmes rrjeteve sociale.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *