Mitrovica u trondit pasditën e sotme, pasi brenda 8 minutash u gjenden dy të vdekur në rrugë.
Fillimisht u raportua për një të vdekur në rrugën “Ali Zeneli”.
Policia e konfirmoi rastin për “Jepi zë”, duke bërë të ditur që bëhet fjalë për një 77 vjeçar i cili vdiq në veturën e tij. Për të, raportohet se ka qenë vdekje natyrore.
Mirëpo, del se 8 minuta para këtij rasti, në Mitrovicë u gjet edhe një trup tjetër i pajetë.
Madje, hamendësimrt në rastin e dytë janë të rënda, pasi ka dyshime për vrasje.
“Jepi zë” ka siguruar pamje të momentit kur u gjet trupi i pajetë, i cili ishte thuajse i zhveshur dhe kishte shenja gjaku.
Policia thotë se trupi i 56 vjeçarit u gjet në rrugën “Fadil Deliqi”, në afërsi të oborrit të Spitalit të Mitrovicës.
“Sot rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.
Hetuesit e Policisë po e hetojnë rastin pasi dolën në vendngjarje.