Edona James, banore e Big Brother VIP Kosova, ka vazhduar që të përplaset verbalisht me banorin tjetër, Meti Alshiqin, ku tha se emri i saj është i madh.
Madje, Edona shkoi aq larg sa tha se e krahasoi emrin e saj me atë të komandantit legjendar, Adem Jasharit.
“Emri jem është i madh, sikur i Adem Jasharit”, tha ajo.
Për këtë, menjëherë banorët tjerë reaguan, ku një ndër ta ishte Meti i cili i tha se nuk duhet të bëjë krahasime të tilla.
“Mos e krahaso veten me atë emër, duhet me t’i dhënë Zoti edhe 1 mijë vjet jetë me e mbërri vetëm 10 për qind të atij që e përmende”, i tha Meti, Edonës.
Kjo rrjedhi pas një debati banal, kinse Meti emrin e vërtetë e ka Muharrem.