Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Falja e 100 eurove të tatimit në pronë, ky është reagimi i fundit nga komunat -

Falja e 100 eurove të tatimit në pronë, ky është reagimi i fundit nga komunat

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) vlerëson se me Ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme me të cilin qytetarëve iu zbriten faturat deri në 100 euro për vitin 2023, humbin dhjetëra miliona euro, prandaj kërkon nga Qeveria e Kosovës të kompensohen.

Komunat po ashtu tash e shtatë muaj po presin përgjigje pozitive nga Qeveria për kompensimin e dëmeve të vërshimeve.

Kuvendi më 27 korrik ka miratuar ndryshimin e Ligjit të ri për tatimin në pronën e paluajtshme, i cili parasheh mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro, lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore, kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor, zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024 dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit te Komunave te Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për KosovaPress, se miratimi i Ligjit për tatimin në pronë do t’u kushtojë miliona euro komunave dhe se presin sa më shpejt kompensim.

Ibrahimi deklaroi se Qeveria e miratoi këtë ligj pa u konsultuar me komunat e Kosovës, veprim ky që thotë se nuk ka ndodhur asnjëherë me qeveritë e kaluara.

Ibrahimi foli edhe për mosekzekutimin e mjeteve për kompensim të dëmeve nga reshjet e shiut të muajit janar, ku përmendi dëmet miliona euroshe në komuna të ndryshme.

Sipas tij, komunat në kohë rekorde i kanë plotësuar kërkesat ligjore, por që ato kërkesa qëndrojnë pezull në nivelin qendror.

Ibrahimi foli edhe për dëmtimet e bizneseve në mungesë të ekzekutimit të mjeteve.

Ibrahimi pati edhe një kërkesë tjetër për Qeverinë, që është hartimi i grantit të katërt, sepse sipas tij, aty parashihen që mbi 100 milionë euro do të shkojnë drejtpërdrejt te komunat.

Ibrahimi ka shprehur pakënaqësi edhe ndaj miratimit të Ligjit për vetëqeverisje lokale, që sipas tij, as kësaj here Qeveria nuk ka komunikuar me komunat për amendamentin e një ligji të tillë./kp/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *