Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Familjet me asistencë sociale që nga ky muaj do të pranojnë asistencën në llogari bankare -

Familjet me asistencë sociale që nga ky muaj do të pranojnë asistencën në llogari bankare

Familjet me asistencë sociale që nga ky muaj do të pranojnë asistencën në llogari bankare.

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton familjet përfituese të Asistencës Sociale se që nga ky muaj (prill 2023) do të pranojnë mjetet e asistencës në llogaritë private bankare, bazuar në konfirmimet që kanë dorëzuar në Qendrat për Punë Sociale.

Andaj, përfituesit e asistencës sociale duhet të drejtohen tek zyret apo pikat e Bankave Komerciale, ku i kanë llogaritë e tyre, për të pranuar mjetet e asistencës. Deri më tani, asistenca sociale është shpërndarë përmes zyreve postare.

Në rast se ndonjë familje nuk pranon mjetet financiare për asistencës sociale për muajin prill 2023, atëherë duhet të paraqiten sa më parë në Qendrën për Punë Sociale në komunën e tyre dhe të njoftojnë zyrtarët e ndihmave sociale.

Përjashtimisht, përfituesit e Asistencës Sociale me status të azilantit do të vazhdojnë të pranojnë asistencën në Zyrat Postare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *