Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Flet më në fund edhe Vjosa Osmani, ka një porosi: Mësimi duhet të fillojë menjëherë -

Flet më në fund edhe Vjosa Osmani, ka një porosi: Mësimi duhet të fillojë menjëherë

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas shumë takimeve që ka pasë gjatë ditës së sotme lidhur me çështjen e grevës.

Ajo tha se interesi i nxënëse është parësor, prandaj ka kërkuar që mësimi të fillojë menjëherë.

“Sot gjatë tërë ditës kishim takime. Në radhë të parë me përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, Këshillit të Nxënësve, Koalicionin e Organizatave për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve, BSPK-në, SBAShK-un, me bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Me të gjithë këta diskutuam për mundësitë për rifillimin e procesit mësimor nga e hëna e javës që vjen”.

“Për më tepër përgjatë gjithë ditëve që kaluan vazhdimisht kam qenë në komunikim me Qeverinë e Kosovës gjë që ka vazhduar edhe sot dhe do të vazhdojë edhe nesër dhe tutje lidhur me këtë çështje. Dua të theksoj se e drejta kushtetuese e fëmijëve në arsim nuk duhet të lejojmë asnjëri nga ne që të cenohet, por përkundrazi duhet të bashkojmë forcat që të përmirësojmë cilësinë e sistemit tonë arsimor me nxënësit në qendër të vëmendjes”.

“Interesi i nxënësve, fëmijëve të këtij vendi, është parësor ndaj mësimi duhet të fillojë menjëherë. Sot në takime me shoqatat e nxënësve dhe prindërve diskutuam për sfidat e shumta me të cilat fëmijët ballafaqohen në shkollat tona – që nga aspekti infrastrukturor tek çështjet e sigurisë, cilësia e arsimit në shkolla e deri te ngacmimet seksuale dhe bulizmi – dukuri që janë prezentë gjithnjë e më shumë. Kam garantuar si presidente që do të shtyjë përpara adresimin e të gjitha këtyre çështjeve, duke pasë në qendër të vëmendjes fëmijët dhe fëmijët. Jam e përkushtuar maksimalisht për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që procesi mësimor të fillojë sa më parë që të jetë e mundur dhe që nxënësit të mos pësojnë më tutje, sepse është interesi i tyre që po dëmtohet pariparueshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *