Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, u ka kërkuar sindikatave që të mos tërhiqen nga greva, duke u thënë se me pak insistim do të mbërrijnë sukses të plotë.
Krasniqi ka thënë se Kryeministri Albin Kurti është “tuc” dhe se “veç presionin e rezistencën e din hak”.
Kjo deklaratë e Krasniqit vjen pasi Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftuan se nga muaji shtator, zyrtarëve publikë do t’u ndahen nga 50 euro.
Sipa tij, me këtë vendim, Kurti po bën pazar.
“Pyetja është pse 50 euro? Pse jo 100 euro? Albin Kurti po bën pazar. Sindikatat po bëjnë rezistencë të drejtë. Gjysmën e suksesit e mbërrijtën, me pak insistim do të mbërrijnë sukses të plotë. Mos harroni: Albin Kurti është tuc. Veç presionin e rezistencën e din hak”, ka shkruar Krasniqi.