Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Fushë Kosovë – 16 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e tymit nga djegia e banesës -

Fushë Kosovë – 16 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e tymit nga djegia e banesës

16 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit, pasi një banesë në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Policia ka bërë me dije se tre prej tyre janë dërguar dhe në QKUK për tretman.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 29.09.2023 – 12:12. Është raportuar se për shkaqe të panjohura nga zjarri është përfshi banesa pronë e viktimës mashkull kosovar e cila gjendet në katin e 5 të objektit banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, eksperti i zjarreve dhe auto-ambulanca. Si pasojë e zjarrit disa banorë janë evakuuar nga objekti banesor, ndërsa si pasojë e tymit 12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikës kanë pranuar tretman mjekësor, ku tre prej qytetarëve janë dërguar edhe në QKUK dhe pas tretmanit janë liruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *