Fushë Kosovë: Burri rrah bashkëshorten dhe ikë nga shtëpia, vajzat rrëfejnë dhunën në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin “Pomozotin” në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Pasi Policia ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast dy vajzat e viktimës kanë rrëfyer detaje për dhunën që ka përjetuar nëna e tyre.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë nisur kërkimet për ta kapur të dyshuarin, pasi i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar “Dhunë në familje”, teksa veprimet e tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *