Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Gërvalla e quajti BE-në “tigër letre”, Tahiri: Që bie Kosova në këtë derexhe, s’ka besuar askush -

Gërvalla e quajti BE-në “tigër letre”, Tahiri: Që bie Kosova në këtë derexhe, s’ka besuar askush

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi ministrja Donika Gërvalla e quajti Bashkimin Evropian “tigër letre”.

Tahiri tha se diplomacia publike e Qeverisë së Kosovës, edhe njëherë e vendosi Republikën e Kosovës, siç u shpreh ai, në një kurs fyes dhe të përplasjes direkte me perëndimin, ShBA-në dhe BE-në.

Më tej, ai tha se askush nuk e ka besuar qe Kosova do të bie, siç u shpreh ai “në këtë derexhe”.

“Diplomacia publike e Qeverisë së Kosovës, sot, edhe njëherë e vendosi Republikën e Kosovës në një kurs fyes dhe të perplasjes direkte me perendimin, me ShBA-në dhe BE-në. Formulimi “Tigër prej Letre” buron nga periudha e luftës së ftohtë, dhe për ironinë e kombinimit të rrethanave politike aksidentale, përdoren nga një ministre e jashtme, e cila po dëmton çdo ditë të gjitha raportet në të gjitha instancat. Që bie Kosova në këtë derexhe, nuk ka besuar askush”, shkroi tutje Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *