Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Gjakovë: Vëllai tenton ta ther me thikë vëllain, e rrah atë dhe nënën -

Gjakovë: Vëllai tenton ta ther me thikë vëllain, e rrah atë dhe nënën

Konfliktet mes vëllezërve në familjet kosovare, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, me ç’rast nevojitet intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet.

Një konflikt ka ndodhur edhe sot në një familje në Gjakovë, ku janë përfshirë dy vëllezër dhe nëna e tyre. Sinjali mëson se një 27-vjeçar dyshohet se ka tentuar ta ther me thikë vëllain e tij, të cilin e sulmoi fizikisht. Për të evituar më të keqen që kanosej, mes zënkës kanë ndërhyrë nëna e tyre, por edhe ajo e pësoi pasi i biri e rrahu edhe atë.

Përballë kësaj situate, nënë e bir janë ndjerë të shqetësuar dhe i frikësuar dhe për këtë arsye kanë kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve kanë rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’. Me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *