Gjest fantastik nga Policia e Kosovës: E shpëton një person nga vetëvrasja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj, ku një person ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, për motive ende të panjohura. Rasti tronditi familjen, të cilët arritën të kërkojnë ndihmë nga Policia, e cila shpëtoi familjarin e tyre.

Bëhet e ditur se viktima, përdorues i narkotikëve, është shpëtuar nga Policia në momentin e fundit, kur ai veçse ndodhej në katin e pestë të shtëpisë, prej ku deshi të hidhej për të bërë vetëvrasje.

Kjo situatë alarmoi jashtëzakonisht shumë familjen e tij, derisa zyrtarët policorë arritën në vendin e ngjarjes dhe pasi shkëmbyen disa fjalë me viktimën, iu afruan dhe e shpëtuan.

Sipas informacioneve të para, njofton Sinjali, posa personi në fjalë u shpëtua, është dërguar në spital për trajtim mjekësor, derisa më pas pritet të merren veprimet e tjera që çojnë në zbardhjen e rastit.

Ajo që dihet deri më tani është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve, në drejtim të veprës penale “Tentim vetëvrasje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *