Gjilanasi ia sjell shpirtin në fyt 19-vjeçares, i kërkon para për mos t’ia publikuar fotot e videot intime

Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë.

Zakonisht viktima janë vajzat e reja të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve.

Një vajzë e re në qytetin e Gjilanit është në hall nga një 31-vjeçar i cili vazhdimisht e shantazhon përmes mesazheve e thirrjeve telefonike.

Sinjali mëson se i dyshuari posedon fotografi dhe video intime të 19-vjeçares dhe nga e njëjta kërkon që t’i japë para në mënyrë që mos t’ia publikojë ato.

Përballë kësaj situate ajo është detyruar që të kërkojë ndihmën e Policisë së Kosovës, ku para hetuesve ka rrëfyer në detaje gjithë atë që ka ndodhur.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe ai u shoqërua në stacion për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shantazh’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *