Gjuetia kthehet në tragjedi, bualli vret 64-vjeçarin

Presidenti i federatës së gjuetisë në Argjentinë ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike.

Ai ishte për gjueti në momentin kur është sulmuar për vdekje nga një buall.

Në video shihet 64-vjeçari Mario Canales duke qëlluar me një gjuetar tjetër drejt buallit.

Por plumbat, jo vetëm nuk arritën të qetësojnë kafshën, por provokuan një sulm të furishëm.

Si pasojë, 64-vjeçari u plagos për vdekje nga bualli, i cili e goditi me brirë derisa më në fund një gjuetar tjetër nga grupi i Canales e vrau pasi e qëlloi pesë herë.

Siç raporton gazeta Pagina 12, miqtë e Canales e kanë transportuar atë të plagosur rëndë në një furgon pasi nuk kishin sinjal në celularët e tyre për të informuar autoritetet për ngjarjen.

Mediat vendase raportojnë se 64-vjeçari ka pësuar tronditje dhe ka humbur mendjen para se të shkonte në spital.

Raporti i ekspertit mjekësor zbuloi se Canales pësoi fraktura të shumta në brinjë dhe gjoks, si dhe goditje në bark.

Nga plagët e shumta, 64-vjeçari humbi jetën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *