Gjyshi dhunon mbesën 2 vjeçe në pastiçeri, klientët e alarmuar lajmërojnë policinë

Një rast i dhunës në familje me viktimë një vajzë 2-vjeçare është regjistruar në Kretë.

Sipas mediave greke, gjithçka ka ndodhur mesditën e djeshme kur një gjysh 50-vjeçar ndodhej me mbesën e tij 2-vjeçare në një pastiçeri në Chania.

Në një moment klientët e dyqanit kanë parë 50-vjeçarin duke goditur dhe shkelmuar vajzën 2-vjeçare, ndaj kanë lajmëruar policinë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 50-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet përballë autoriteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *