Ende pa u bërë 24 orë nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James ka bërë një rrëfim për jetën familjare të saj.
Ajo ka rrëfyer se nëna e saj e ka lindur në moshën 14 vjeçare, ndërsa gjyshja e saj e ka shkëmbyer nënën e saj me një lopë.
Edona tha se nëna e saj është martuar në moshën 13 vjeçare, me një burrë 20 vite më të vjetër në moshë, duke e shkëmbyer me një lopë.
Ndryshe, Edona James është transgjinorja më e famshme shqiptare në Gjermani.
Ajo u bë e njohur pasi tregoi historinë e saj kur kishte bërë ndërhyrje të thellë për ndërrimin e gjinisë në moshën 23-vjeçare, ku ishte shëndërruar plotësisht në femër.
Edona, kishte vuajtur nga një lloj i kancerit dhe kishte paralajmëruar se po jeton vitet apo muajt e fundit të jetës pasi sëmundja ishte mjaft e rëndë.