Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Glauk Konjufca thyen rekordin, për paga e mëditje merr 14 mijë euro për 5 muaj -

Glauk Konjufca thyen rekordin, për paga e mëditje merr 14 mijë euro për 5 muaj

Me ligjin e ri të pagave, qeveria e Kosovës u mburr se uli pagat e deputetëve të Kuvendit.

Kjo u përdor edhe si justifikim që qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, po zvogëlon pagat për deputetët kur i përgjigjej kritikave dhe pakënaqësive të mëdha që nxiti ligji i ri për pagat, e ku nuk përfituan sektorët më të ndjeshëm, mësimdhënësit, policia e pjesa më e madhe e administratës.

Ky justifikim i përdorur për zbritje të pagave në Kuvendin e Kosovës po del të jetë mashtrim i madh. Kjo vërtetohet me dokumentet që ka siguruar Gazeta Infokus e ku zbulohet se kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka përfituar pagesa në 5 muajt e fundit, që kapin shifrën hiq më pak se 14 mijë e 149 euro.

Paga e kryekuvendarit vërtet figuron me zbritje nga muaji shkurt kur edhe hyri në fuqi ligji i pagave, 1,829.60 euro, por në total nga buxheti i shtetit ka marrë hiq më pak se 3,276.80 euro.

Ky mund të quhet mashtrim kur sheh se pagesa e njëjte për kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca ka qenë edhe në muajin janar me pagat e larta për të cilat u kritikuan në vazhdimësi deputetët e Kuvendit të Kosovës. Diferenca me pagën para ligjit të ri për pagat dhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji për paratë që ka përfituar i pari i Kuvendit është vetëm 15 euro më pak.

Pra në bazë të listës së pagave të deputetëve, kryesisë së Kuvendit, që Gazeta Infokus ka siguruar pas kërkesës për qasje në dokumente, del se realisht duke përfshire shtesat e tjera dhe mëditjet nuk shihet të ketë ndonjë zbritje, ashtu siç e proklamonte qeveria në krye me Albin Kurtin.

Me ligjin e ri për pagat që hyri në fuqi nga 5 shkurti i vitit 2021, Konjufca për 5 muaj ka marrë vetëm paga pa përfshirë edhe shtesat ka marrë nga buxheti i shtetit, hiq më pak se 9 mijë e 710 euro.

Ndërsa duke përfshirë shtesat dhe mëditjet për këtë periudhë kohorë ai ka marrë 4 mijë e 435 euro.

Në vazhdim gjeni grafikën me të dhënat se sa ka përfituar për 5 muaj i pari i Kuvendit të Kosovës, në bazë të listës për pagat, duke përfshirë edhe shtesat dhe mëditjet në detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *