Grabitet një taksist në Prishtinë, pasagjeri e kërcënonte me thikë

Një taksist ka raportuar se të premten është grabitur në rrugën “Xhevat Lleshi” në Prishtinë.

Ai ka raportuar në polici se klienti që ishte në taksi duke e kërcënuar me thikë, ia ka marrë kuletën me dokumentet në të.

I dyshuari nuk është identifikuar.

“Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke kryer shërbime taksi një klient, i dyshuari mashkull deri më tani i pa njohur nën kërcënimin e thikës ia ka marrë kuletën në të cilën viktima kishte dokumentet personale dhe një kartelë të bankës. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *