Haki Abazi do i drejtohet popullit, thotë se ka çështjet e rëndësishme për të thënë

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka njoftuar se në fund të javës tjetër do të mbajë konferencë për media.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në këtë konferencë do të flasë për çështjet e rëndësishme në vendin tonë.

“Që nga fundi javës së ardhshme saktësisht nga ora 10:00, të premten në kapacitetin e Deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të votës qytetare, do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, shkruan ai.

“Këtë të Premte do të paraqitem për çështjet dhe zhvillimet në Politikën e Jashtme dhe çështjet lidhur me energjinë dhe krizën energjetike dhe rolin dhe hapësirën për deputetin. Uroj deri të premten debati për pagat të përmbyllet. Pas paraqitjes së pikëpamjeve dhe qëndrimeve do të jam në dispozicion për pyetjet”, përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, gazetarë dhe të dashur qytetarë:
Në kuadër të intensifikimit të punës dhe angazhimeve në kryerjen e obligimeve si deputet, ju njoftoj:
Që nga fundi javës së ardhshme saktësisht nga ora 10:00, të premten në kapacitetin e Deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të votës qytetare, do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Këtë të Premte do të paraqitem për çështjet dhe zhvillimet në Politikën e Jashtme dhe çështjet lidhur me energjinë dhe krizën energjetike dhe rolin dhe hapësirën për deputetin. Uroj deri të premten debati për pagat të përmbyllet.
Pas paraqitjes së pikëpamjeve dhe qëndrimeve do të jam në dispozicion për pyetjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *