Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, deklaroi se s’është i informuar se është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai i tha shkurtimisht KOHËS të mërkurën se s’është në dijeni se kush e ka marrë vendimin, transmeton Paparaci.
“Nuk e kam parë vendimin, nuk e di kush e ka marrë këtë vendim. Sa të informohem do të njoftojë”, deklaroi ai.