Hapet një bankë e re në Kosovë, këta janë aksionarët!

Sektorit bankar në Kosovë i është shtuar edhe një bankë e re.

Kjo bankë është regjistruar Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve me emrin tregtar “PRIBANK SH.A.”

PRIBANK, siç ka mësuar 02 Press, tashmë ka nisur operimin në tregun financiar pas licencimit nga Bankën Qendrore të Kosovës.

Banka në ARBK është regjistruar në emrin e Fatos Krasniqit. Kjo bankë është investim i tri kompanive dhe do të ketë kapital 8 milionë euro.

Kompania e Sigurimeve PRISIG SH.A ka 33 për qind të aksioneve apo 2 milionë e 640 mijë euro.

Aksionar tjetër me 34 për qind të aksioneve është edhe kompania MODEL SLOVENIA INVEST me 2 milionë e 720 mijë euro.

Po ashtu, 33 për qind të aksioneve do t’i ketë edhe kompania MODEL SLOVENIA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *